E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Do fuste kokainë në Bllokun e Sigurisë, arrestohet efektivi (EMRI)
Lajme

Do fuste kokainë në Bllokun e Sigurisë, arrestohet efektivi (EMRI)

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka arrestuar në flagrancë Inspektorin Mustafa Lleshi, punonjës i policisë me detyrë trupë shërbimi në Bllokun e Sigurisë, në kuadër të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

Sipas njoftimit zyrtar të AMP-së, arrestimi i Inspektorit Lleshi u bë bazuar në informacione konfidenciale që tregonin se ai kishte planifikuar një takim për blerjen e disa dozave kokaine, me qëllim shpërndarjen e tyre brenda ambienteve të Bllokut të Sigurisë, ku ushtronte detyrën.

Gjatë kontrollit fizik, policit iu gjet një dozë kokaine me peshë 0.4 gramë, si dhe 70 euro, të cilat u sekuestruan si prova materiale në hetim.

Njoftimi i AMP-së:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Inspektor M. L., me detyrë Trupë Shërbimi në Bllokun e Sigurisë në DVP Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim i detyrës”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Moskallëzim i krimit”.

Arrestimi i tij u bë i mundur pasi nga të dhënat konfidenciale që dispononte Drejtoria Rajonale e AMP-së Tiranë, ky punonjës do të kryente një takim për blerjen e disa dozave të lëndës narkotike e dyshuar kokainë, me qëllim shitjen më pas në ambientet e Bllokut të Sigurisë ku dhe ushtronte detyrën. Gjatë kontrollit fizik ju gjet një dozë nga lënda narkotike, e cila pas peshimit rezultoi në masën 0.4 gram dhe 70 euro, të sekuestruara në cilësinë e provës materiale.

Materialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 9090, ose duke dërguar Email në adresën [email protected].

Për ankesa me Whatsapp 0694151511
Ose shkarkoni në Play Store dhe App Store aplikacionin “Agjencia Digjitale”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.