“Do ju bëjmë të keni frikë ajrin që thithni”, ISIS paralajmëron sulm biologjik
Organet propaganduese të të ashtuquajturit “Shteti Islamik” kanë paralajmëruar së fundmi se po bëhen gati për një sulm biologjik.
Në postin e publikuar nga grupi terrorist thuhej:
Në do ju bëjmë që të keni frikë ajrin që thithni!”
Posteri vjen pas publikimit të një videoje që u bënte thirrje “ujqërve” të vetmuar të organizatës që kryenin sulme biologjike. Me anë të videos jepeshin udhëzime për ndjekësit se si të krijonin ‘murtajën më serioze’ nga ‘fecet dhe bishtat e minjve’.
Gjithsesi për ët realizuar sulme biologjike duhet agjentë biologjikë shumë të avancuar vështirë për t’u siguruar siç mund të jetë anthrax-i, ndërsa videoja ofronte vetëm disa mundësi bazike për fanatikët e ISIS.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



