E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Doli për kafe me shokët, gjendet i vdekur në rrugë i moshuari
Lajme

Doli për kafe me shokët, gjendet i vdekur në rrugë i moshuari

FIER – Një ngjarje e rëndë ka tronditur banorët e lagjes “1 Maj” në qytetin e Fierit. Në orët e paradites, disa kalimtarë kanë vënë re një trup të pajetë në afërsi të morgut të Spitalit të Fierit.

ambulanca-770x439_c

Policia sqaroi se trupi i seksit mashkull fillimisht nuk ish mundur të identifikohej, për shkak se nuk kishte asnjë dokument me vete.

“Trupi i pajetë i seksit mashkull është konstatuar nga kalimtarët në rrugë, pranë morgut të Spitalit të Fierit. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur menjëherë Policia dhe trupi është dërguar në morg për ekspertizë. Ndërkohë, pasi është bërë njoftimi publik, kanë qenë familjarët ata që kanë shkuar për t’u interesuar nga ku u bë edhe identifikimi.

Viktima është identifikuar nga Policia dhe mësohet se është Hajdar Hazizi, 74 vjeç. Nga këqyrja paraprake bëhet e ditur se në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune, ndaj dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Policia po kryen të gjitha veprimet hetimore për ngjarjen. I moshuari, sipas familjarëve, ka qenë në shtëpi në mëngjes dhe ka dalë për të pirë kafenë e përditshme me shokët. Vonesa e tij nuk është vënë re dhe askush nuk është interesuar, derisa Policia bëri njoftimin për të afërmit e kufomës.

Në orët e pasdites, pasi iu bë autopsia, familjarët u lejuan që ta tërheqin trupin. Paraprakisht dyshohet se i moshuari ka pasur atak kardiak.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.