E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Doli për të festuar ditëlindjen por humbi jetën, si u kthye në tragjedi festa e të rinjve nga Kavaja (Emrat)
Lajme

Doli për të festuar ditëlindjen por humbi jetën, si u kthye në tragjedi festa e të rinjve nga Kavaja (Emrat)

Një aksident tragjik u shënua mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:30, ku në rrugën Kavajë-Rrogozhinë, ku një automjet që drejtohej nga një 24 vjeçar u përplas me tabelën e një karburanti e më pas aksidentoi edhe një nënë me dy vajzat e saj që ishin duke ecur pranë, 21 dhe 15 vjeçe.

Nga ky aksident humbi jetën nëna, rreth 46 vjeçe, drejtuesi i mjetit, si dhe miku i tij që ndodhej në sediljen e parë.78cdaae8-0ea2-4e24-88d6-7901b8ce3fe5

Shoferi i automjetit ishte  Vilson Cara, 24 vjeç, gruaja që mbeti viktimë, është identifikuar s Lumturie Demrozi, ndërsa i viktima që ishte pasagjerë në automjet, u identifikua si Gentian Belba 23 vjeç.

Ndërkohë që e plagosur ka mbetur edhe vajza e viktimës, Xh.D  21 vjeçe.Drejtuesi i mjetit që humbi jetën kishte dalë për të festuar ditëlindjen, ndërsa bashkë me të udhëtonin edhe dy shokët e tij, njëri mbeti viktimë.

Të rinjtë kishin marrë me qira automjetin dhe kishin planifikuar që të shkonin në Tiranë për të festuar ditëlindjen, por që fat të keq kjo festë përfundoi me marrjen e tre jetëve.

Njoftimi i policisë dje: 

Rreth orës 22.30 në dalje të qyteti të Kavajës, drejtuesi i mjetit tip Benz (marrë me qera), me targe AA 615 VO, shtetasi V.C, 24 vjeç për të shmangur disa këmbësorë që tentonin të kalonin nga njëri krah i rrugës në krahun tjetër ka humbur kontrollin mbi mjet, edhe si pasojë edhe e lagështirës mjeti êshtë përplasur me tabelën e një karburanti.

Për pasojë mjeti ka goditur këmbësoret,, ku shtetasja L.D rreth 46 vjeçe ka humbur jetën, ndërsa vajza e saj shtetasja Xh.D 21 vjeçe ndodhet në spital jashte rrezikut për jetën.

Gjithashtu ka humbur jetën edhe pasagjeri që udhëtonte me këtë mjet shtetasi G.B, rreth 23 vjeç.

Drejtuesi i mjetit është plagosur dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.