Donald Trump është zyrtarisht i arrestuar! Ish presidenti: Ditë tragjike për Republikën tonë! Qindra mbështetës e presin jashtë gjykatës
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka mbërritur në gjykatë. Ish-presidenti amerikan përshëndeti me dorë mbështetësit dhe hyn hyri në ndërtesë së bashku me agjentët e Shërbimit Sekret, pa thënë asnjë fjalë para mediave. Pas mbërritjes së tij në gjykatë, Donald Trump tani është zyrtarisht nën arrest dhe në paraburgim policor.
Këtë mëngjes, ai kritikoi procesin, vendin se ku po zhvillohet gjyqi, pasi kërkoi që të mbahet në Staten Island dhe jo një Nju Jork! Ka pasur kritika dhe për kryetarin e trupit gjykues, duke thënë se është një “ditë tragjike për Republikën tonë”.
Ende nuk ndihen akuzat e sakta me të cilat do të përballet Trump, por nga sa thuhet në mediat ndërkombëtare kanë të bëjnë me paratë e paguara për të blerë heshtjen e ish-yllit porno Stormy Daniels
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



