E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Donald Trump pret në shtëpi adoleshentin më të përfolur të momentit në SHBA
Bota

Donald Trump pret në shtëpi adoleshentin më të përfolur të momentit në SHBA

Ish-presidenti Donald Trump tha se Kyle Rittenhouse, i cili javën e kaluar u shpall i pafajshëm për akuzat për vrasje dhe armë, kërkoi të vizitonte Trumpin “sepse ai ishte një fans”.

“Kyle u njoha pak me të. Ai e telefonoi,” i tha Trump prezantuesit të Fox News Sean Hannity gjatë një interviste gati një orëshe të martën mbrëma. “Ai donte të dinte nëse mund të vinte dhe të përshëndetej sepse ishte një fans”.

Ish-presidenti priti Rittenhouse dhe nënën e tij në resortin e tij Palm Beach të hënën, raportoi CNN.

Të premten, Rittenhouse u shpall i pafajshëm për vrasjen e dy personave dhe plagosjen e një të treti, gjatë trazirave në Kenosha, Usikonsin, vitin e kaluar, pasi juria vendosi se si kishte vepruar për vetëmbrojtje. Gjyqi shkaktoi reagime të shumta, pasi incidenti tragjik ndodhi gjatë një proteste të organizuar nga mbështetës të lëvizjes Black Lives Matter. Edhe pse tre personat që Rittenhouse qëlloi ishin të bardhë, ai u etiketua edhe nga Presidenti Joe Biden si supremacist i bardhë, për shkak se kishte shkuar i armatosur në një protestë të BLM.

Por Rittenhouse tha se kishte dalë në mbrojtje të bizneseve që po plaçkiteshin gjatë asaj nate dhe se kishte qëlluar me armë vetëm pasi ishte sulmuar.
“Më telefonoi dhe donte të dinte nëse mund të vinte”, tha Trump në një intervistë për Fox News të martën. “Ishte një djalë vërtet i këndshëm. Erdhi bashkë me të ëmën”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.