Dorëheqja e Xhafajt, Basha: U largua i shkatërruar, kishte frikë se nuk i shpëtonte…
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, nga një takim në Durrës ka folur sërish në lidhje me dorëheqjen e Fatmir Xhafajt.
Në një bashkëbisedim me banorën e Manzës në Durrës, kreu i PD-së tha se Xhafaj u largua i shkatërruar.
Po ashtu Basha tha se Xhafaj nuk pati guximin të arrestonte kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dakon.

“Fatmir Xhafaj u largua i shkatërruar nga detyra. Kjo qeveri erdhi në pushtet nga lidhjet me bandat. Fatmir Xhafaj, prej ditës së parë në atë karrige kishte një merak, të shpëtonte vëllain e dënuar. Ai u largua nga frika e përballjes me hetimin. Xhafaj përballej me përgjegjësinë e përfshirjes në manipulimin e një dosjeje hetimore, për t’i bërë bisht dosjes së vëllait të tij Agron Xhafaj”, tha Basha.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



