“Dorëheqje me vullnet të lirë”, ndërsa urdhri vjen nga Kryeministria
Komisionerja Pranvera Strakosha mbron “dorëheqjet masive” në bashkitë e vendit, por harron se djali i saj, Amant Josifi, është në kërkim ndërkombëtar për grabitjen e 2.4 miliardë eurove.
Publik.al | Tiranë, Tetor 2025
“Dorëheqje me vullnet të lirë”, ndërsa urdhri vjen nga lart
Në Komisionin e Ligjeve, gjatë raportimit të Komisioneres për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, Pranvera Strakosha, u trajtua edhe tema më e nxehtë e ditëve të fundit: urdhri i kryeministrit Edi Rama për dorëheqjet masive në bashkitë e vendit.
Pyetjes së deputetit demokrat Arjan Ndoja se si trajtohen këto dorëheqje “kolektive”, Komisionerja iu përgjigj me gjuhën klasike të burokracisë:
“Dorëheqjet janë me vullnet të lirë. Ne shqyrtojmë vetëm rastet kur ka largime në kundërshtim me ligjin. Nuk jemi gjykatë, por institucion që zgjidh problematikat pa shkuar në gjykatë.”
Pra, për Strakoshën, në Shqipërinë e vitit 2025, duket krejt normale që në më pak se dy javë, dhjetëra drejtorë, administratorë e zyrtarë vendorë të dorëhiqen “me dëshirë”, menjëherë pas një “rekomandimi” të dalë nga Kryeministria.
Në një vend ku çdo urdhër i Ramës vjen me “fletë lavdërimi”, ironia është se edhe dorëheqja është kthyer në formë të re pune.
Po të isha sot në Komision…
Teksa Komisionerja Strakosha lexonte raportin e saj plot fraza të kujdesshme, pyetja që mungoi ishte e vetmja që kishte kuptim:
“Zonja Komisionere, a dini gjë ku ndodhet djali juaj, Amant Josifi ai që ka grabitur 2.4 miliardë euro qytetarëve shqiptarë dhe europianë?”
Jo për gjë, por thjesht për t’i ardhur në ndihmë Interpol-it dhe narkopolicisë, që ende kërkojnë gjurmët e tij mes lavamanëve të parave publike.
Sepse, për ironi të fatit, edhe nëna dhe djali kanë diçka të përbashkët me sistemin që “mbikëqyrin”: të dy janë përballur me akuzat e drejtësisë.
Komisionerja Strakosha, dikur e shpallur në kërkim, është dënuar për çështje të lidhura me trafikim fëmijësh, bashkë me nënën e Oltës Strategjike ndërsa djali i saj, këshilltar në një nga institucionet më të ndjeshme financiare të qeverisë, rezulton i zhdukur bashkë me miliarda euro që po kërkohen në Europë.
Në fund të ditës…
Në Shqipërinë e “rilindjes”, gjithçka është me vullnet të lirë:
edhe dorëheqja me urdhër, edhe zhdukja me miliarda.
Vetëm qytetari nuk e ka më luksin e vullnetit , as për të protestuar, as për të pyetur, as për të marrë drejtësi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


