Dorëhiqet Nënsekretarja e Shtetit për Çështjet Politike në administratën e Joe Biden
Sekretari i Shtetit Antony Blinken njoftoi se nënsekretarja e Shtetit për Çështjet Politike, Victoria Nuland ka njoftuar dorëheqjen e saj. Derisa të konfirmohet një emër për zëvendësimin e Nuland, detyron do ta ushtrojë John Bass.

Me anë të një njoftimi Departamenti i Shtetit thotë Nuland në detyrën e saj ka personifikuar angazhimin e Presidentit Biden për ta vendosur diplomacinë përsëri në qendër të politikës së jashtme amerikane dhe për të rigjallëruar botën globale të Amerikës.
“Ajo që e bën Vicotorian vërtetë të jashtëzakonshme është pasioni i egër që ajo sjell për të luftuar për atë që beson më së shumti: lirinë, demokracinë, të drejtat e njeriut dhe aftësinë e qëndrueshme të Amerikës për të frymëzuar dhe promovuar ato vlera në mbarë botën. Këto ishin parimet që e shtynë atë kur u takuam për herë të parë më shumë se 30 vjet më parë. Janë të njëjtat parime që ajo ka sjellë në punën e saj si Nënsekretare dhe si Ushtruese e Detyrës së Zëvendës Sekretares së Shtetit – një rol që ajo e përmbushi pa probleme për shtatë muaj”, thuhet në deklaratën e Blinken të publikuar nga DASH.
Gjatë tre viteve të fundit, Victoria e ka udhëhequr Departamentin në gjithçka, nga adresimi i krizave komplekse në Sahel, Haiti dhe Lindjen e Mesme, deri te zgjerimi dhe forcimi i aleancave dhe partneriteteve të Amerikës në të gjithë Evropën dhe Indo-Paqësorin.
“Por është udhëheqja e Torias për Ukrainën që diplomatët dhe studentët e politikës së jashtme do të studiojnë për vitet në vijim. Përpjekjet e saj kanë qenë të domosdoshme për t’u përballur me pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës nga Putini, për të organizuar një koalicion global për të siguruar dështimin e tij strategjik dhe për të ndihmuar Ukrainën të punojë drejt ditës kur do të jetë në gjendje të qëndrojë fuqishëm në këmbët e veta – demokratikisht, ekonomikisht dhe ekonomikisht dhe ushtarakisht“.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



