E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dorëzohet Basha, i jep fund luftës disa vjeçare me Berishën
Lajme

Dorëzohet Basha, i jep fund luftës disa vjeçare me Berishën

I jep kryedemokratit faqen zyrtare të PD në Facebook me 320 mijë ndjekës

Përplasja disavjeçare mes Lulzim Basha dhe Sali Berisha për kontrollin e Partia Demokratike e Shqipërisë duket se ka marrë një kthesë përfundimtare. Ish-kryetari i PD-së ka hequr dorë nga përdorimi i të gjitha simboleve dhe logove të forcës politike që drejtoi për më shumë se tetë vite, duke mbyllur një kapitull të gjatë përplasjesh politike dhe gjyqësore.

Së fundmi, Partia Demokratike ka njoftuar se ka rimarrë kontrollin e faqes në Facebook me rreth 320 mijë ndjekës, e cila deri më tani mbante emrin “Demokratët Euroatlantikë”. Kjo faqe, më herët, identifikohej si faqja zyrtare e Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Në njoftimin e publikuar në këtë platformë, theksohet se riaktivizimi i faqes vjen në vijim të një vendimi të formës së prerë të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë (Vendimi Nr. 723, datë 11 qershor 2024), i cili konfirmoi të drejtat ligjore mbi emrin, vulën dhe simbolet e Partisë Demokratike të Shqipërisë. Si rrjedhojë, emërtimi i përkohshëm “Demokratët Euroatlantikë” do të zëvendësohet me emrin zyrtar të partisë.

Rikthimi i Berishës në krye të PD-së në vitin 2022 hapi një periudhë të gjatë betejash ligjore për drejtimin e partisë, vulën dhe identitetin zyrtar. Proceset u shtrinë në disa shkallë të gjyqësorit, duke thelluar përçarjen brenda forcës më të madhe opozitare në vend.

Pas përfundimit të këtyre proceseve dhe zhvillimeve politike që pasuan zgjedhjet e vitit 2025, Basha krijoi formacionin e tij politik, duke mbajtur përkohësisht një pjesë të elementeve identifikuese. Tashmë, me dorëzimin edhe të faqes zyrtare në Facebook, mbyllet simbolikisht një etapë që për vite me radhë dominoi skenën politike brenda së djathtës shqiptare.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.