E hënë, 26 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dosja e SPAK, si projektohej vila luksoze e Ballukut në Palasë
Lajme

Dosja e SPAK, si projektohej vila luksoze e Ballukut në Palasë

“Mund të ndihesh e llastuar si në hotel”, emaili që zbulon luksin e vilës

Detaje të reja dalin nga dosja e SPAK lidhur me vilën luksoze në Palasë, e cila një ditë më parë iu sekuestrua Belinda Ballukut në kuadër të hetimeve për përfitim të dyshuar në mënyrë korruptive.

Në dosje janë përfshirë komunikime të vitit 2020 që tregojnë detaje mbi projektimin dhe pajisjen e vilës gjatë kohës që ajo ishte ende në ndërtim.

Në një email të datës 14 shtator 2020, biznesmeni Alban Eftimi i përcjell Ballukut një sërë propozimesh për ndërhyrjet që po kryheshin në pronë.

Në komunikim përmenden ambientet rreth pishinës, shkallët mes dy godinave, vaskat hidromasazhi, suitat, kuzhina dhe garderoba. Po ashtu, në projekt parashikohej përdorimi i materialit “teak” në disa prej hapësirave pranë pishinës, me synimin për t’i dhënë ambientit një pamje të ngjashme me një jaht.

Eftimi sugjeron gjithashtu që vila të konceptohej në mënyrë të tillë që, në rast se do të jepej me qira, përdoruesit të kishin një standard shërbimi të krahasueshëm me atë të një hoteli luksoz.

Katër ditë më vonë, më 18 shtator 2020, biznesmeni i ka dërguar Ballukut edhe dokumentin me titull “Vilat binjake Palasë”.

Dokumenti përmban 11 fletë, ku përfshihen planimetritë dhe projektet e sipërfaqeve të dy vilave.

Kush kreu punimet

Sipas të dhënave të përfshira në dosjen hetimore, ndërtimi i vilës ka nisur deri në fazën e karabinasë me investimin e Igli Tares.

Punimet e mëtejshme janë marrë përsipër nga biznesmeni Arbër Abazi, pronar i kompanisë “Alko Impex General Construction”.

Kjo kompani rezulton të ketë fituar edhe tenderin për lotin 7 të Unazës së Madhe.

Komunikimet dhe dokumentet e vitit 2020 janë pjesë e materialeve që SPAK ka administruar në kuadër të hetimit mbi mënyrën e përfitimit dhe ndërtimit të vilës në Palasë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.