Dosja “Partizani”, Berisha e Malltezi kërkuan dëshmitar Ramën
SPAK: I lihet në vlerësim gjykatës
Ditën e sotme ka nisur gjyqi për dosjen “Partizani”, ku mes të pandehurve janë Sali Berisha dhe dhëndri i itj Jamarbër Malltezi, si edhe tre persona të tjerë.
Ndërkohë që Sali Berisha dhe Malltezi kanë kërkuar të thirret si dëshmitar Edi Rama, teksa SPAK ka theksuar se kjo do të vendoset nga gjykata.
“Në lidhje me kërkesat për papërdorshmëri apo paligjshmëri të provave, kërkojmë që këto pretendime të mos merren parasysh dhe të rrëzohen. Kërkesa e Sali Berishës për të thirrur si dëshmitar Edi Ramën i lihet në vlerësim gjykatës” është thënë nga SPAK.
Kujtojmë se dosja “Partizani” kaloi për gjykim më 19 maj të 2025-ës, dhe në të janë të përfshirë edhe kreu i PD Sali Berisha i cili do të gjykohet për akuzën e korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë pasi akuzohet se, në cilësinë e kryeministrit, ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, ku përfitues ishte edhe dhëndri i tij.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



