E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dostojevsk nuk kemi, idiotë sa të duash!
Sot

Dostojevsk nuk kemi, idiotë sa të duash!

Naim Noka

Dostojevsk nuk kemi, idiotë sa të duash , shkruante shkrimtari satirik Qamil Buxheli.
Të  jesh e shkolluar në Londër dhe vish  në Tiranë nën petkun e një politikaneje të  re  do ishte një lajm i mirë për shoqërinë dhe partinë  siç  erdhi  shoqe Ilva Gjuzi.

Pa ja nisur akoma  nga puna në tepsinë e politikës  filozofja Gjuzi, e ardhur nga Londra na shpjegon  cilësinë dhe fuqinë e mbinjeriut mbi dy metra i gjatë  dhe që jemi me fat që po na drejton ky individ i jashtëzakonshëm, që ecën me atlete të bardha   10 hapa para Melonit, Mitsotakis, Sholzit  Macronit dhe duke i lënë kolegët e vendeve të tjera shumë prapa.  Mbinjeriu ynë  sipas Ilva Gjuzit është  10 hapa përpara të gjithëve –Ah, e kuptoni tani, pra?

Edi Rama, sipas Ilva Gjuzit, është aq larg nesh, saqë përpjekjet tona për ta kuptuar thjesht duken si një lloj përpëlitje filozofike e pashpresë! Njerëzit e zakonshëm, që rendin pas bukës së përditshme, që mezi e shtyjnë muajin duke pritur ndonjë euro nga fëmijët  që kanë në emigrim janë të matufepsur me  emocione të kota si dhembshuria e solidariteti etj.  Sa mosmirënjohës që janë shqiptarët që jetojnë këtu, derdimenë që nuk kuptojnë se  kush po i udhëheq dhe merren me vogëlsira  pa kuptuar mrekullinë  që u solli fati. Ata nuk do ta kuptojnë dot kurrë  pse Rama ka  fuqi kaq të madhe që rrezaton anë e mbanë botës!  Shumica e shqiptarëve do të vdesin pa e kuptuar  ‘Mbinjeriun’ kryeministër  që ecën dhjetë hapa përpara.

Gjuzi na e shpjegon me thjeshtësi të pashembullt: “Të jesh shumë përpara është një e metë e madhe.” Ndaj, pyetja e vërtetë është: si t’i përkasësh një kombi ku kryeministri ecën aq shpejt, sa ne të gjithë mbetemi me duart në xhepa, duke u fshirë ballin nga pluhuri i atyre 10 hapave të tij? Një lloj sprinti moral-politik që për njerëzit e zakonshëm duket më tepër si maratona e pafundme e pritjeve boshe.

Ne të tjerët, sipas Ilva Gjuzit, duhet të pranojmë që “të jesh shumë përpara është e metë”. Në nuk e meritojmë  këtë  kryeministër  që na e solli zoti në kohë për të shpëtuar këtë komb, na lulëzoi ekonominë  me koncensione e PPP. Popullsia u rrit me  2  herë që kur erdhi në pushtet. Na dha drejtësinë që meritonim saqë një numër i madh qytetarësh  e bëjnë vetë gjyqin. Na bëri rrugë  dhe tunele të reja. Na erdhën 9 milionë turistë  per 7 muaj. Malet na i bëri pjellore ashtu si fushat. Korrupsioni është zhdukur nga fjalori i shqipes. Çdo shtëpi ka të paktën 5 lugë floriri. Vetëm 20 nëpunës  nga 187 mijë që ka administrata  bënë korrupsion duke përlarë  disa pako letra format A4 dhe stilolapsa.  700 mijë pensionistët po dëmtojnë shëndetin  duke e tepruar me dreka peshku dhe karkaleca dhe verë franceze. Zot na lër kështu  me këtë udhëheqës të jashtëzakonshëm  se nuk ja vlen të zgjatesh  më shumë por  mjafton të  citojmë shkrimtarin  Buxheli për ‘Gjuzëritë’ e reja në politikë : Ne nuk kemi Dostojevsk por   idiotë  sa të hajë dreqi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.