E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Draft-opinioni i Venecias për emërimet në Kushtetuese, reagon Presidenca: Nga ne nuk rrjedhin raporte konfidenciale
Publik News

Draft-opinioni i Venecias për emërimet në Kushtetuese, reagon Presidenca: Nga ne nuk rrjedhin raporte konfidenciale

Presidenca ka komentuar pas publikimit në media të draft-opinionit të Komisionit të Venecias, për përplasjet mes Metës dhe Qeverisë për emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Zëdhënësi i Metës Tedi Blushi, thotë se Presidenti ka zbatuar vetëm Kushtetutën që ka shkruar “Venecia” me dorën e saj për Gjykatën Kushtetuese në vitin 2016, ndërsa thekson se raporti nuk ka rrjedhur nga ta.

“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta, siç rikonfirmoi qartë sot, ka zbatuar vetëm Kushtetutën që ka shkruar “Venecia” me dorën e saj për Gjykatën Kushtetuese në vitin 2016.

Institucioni i Presidentit as nuk rrjedh raporte konfidenciale dhe as i komenton ato.

Institucioni i Presidentit komentet finale për “Venecian” do t’i bëjë publike përpara Opinionit Final në mënyrën më transparente.

I ftojmë dhe aktorët e tjerë t’i bëjnë publike arsyetimet e tyre të mjera dhe politike.

Për presidentin Meta, Kushtetuta është e paprekshme dhe ligji më i lartë në Republikën e Shqipërisë”, shkruan Tedi Blushi, zëdhënës i Presidentit Meta.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.