E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Drama tek Apeli, çfarë bëri Elvis Shkambi pasi vrau gjyqtarin Kalaja
Flash

Drama tek Apeli, çfarë bëri Elvis Shkambi pasi vrau gjyqtarin Kalaja

Hetimet për ngjarjen e rëndë të ndodhur më 6 tetor në ambientet e Gjykatës së Apelit Tiranë kanë zbuluar detaje të reja për veprimet dhe motivet e Elvis Shkambit, 30-vjeçarit të akuzuar për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja.

Nga dosja hetimore rezulton se i riu e ka kryer aktin menjëherë pas shpalljes së një vendimi gjyqësor për një çështje pronësie, që sipas tij kishte qenë i padrejtë. Pasi qëlloi me armë ndaj gjyqtarit, ai është larguar nga salla dhe ka dorëzuar armën e zjarrit tek një punonjës sigurie, pa treguar se çfarë kishte ndodhur.

Më pas, Shkambi i ka dhënë çelësat e makinës xhaxhait, duke i kërkuar të largohej, ndërsa vetë ka qëndruar pranë gjykatës deri në momentin që është arrestuar nga policia. Ai ka pohuar se arma, e mbajtur pa leje prej rreth dhjetë vitesh, përdorej vetëm për vetëmbrojtje dhe nuk ishte nxjerrë asnjëherë më parë.

Sipas të dhënave të hetimit, në momentin e krimit autori i dyshuar ka qenë në gjendje të rënduar emocionale dhe ka vepruar në impuls, pas ndjenjës së padrejtësisë që pretendonte se i ishte bërë. Në vijim të veprimeve procedurale, ai ka shprehur pendesë për ngjarjen, duke pranuar se nuk kishte dashur që situata të përfundonte në tragjedi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.