Drejtësia popullore vijon..
Nuk ka gjë më të poshtër sesa gjykimi popullor me materiale e përgjime që janë strikt çështje të hetimit e gjykimit profesional.
Të gjithë gjykuesit popullor flasin qesim, siças interesit, oreksit apo përvojës personale.
Kjo ishte skema e drejtësisë popullore të sistemit komunist, skemë e cila përbalt cilindo pa u kujdesur aspak se ai apo ajo që pret baltën mund të ketë një ngjarje apo një histori për të thënë. Pa e çarë aspak kokën se në anën tjetër në fund të fundit është një njeri që ka po aq të drejta sa njerëzit e tjerë që bëjnë gjykatësin popullor.
Bah çfarë poshtërsie!
Turma nuk e kupton kurrë krimin kolektiv që konsumon. Turma të përgojon, madje edhe të vret nga mllefi me të cilin karikohet kundër individit.
Turma, si në gjykim ashtu dhe në sjellje nuk e bën kurrë shoqërinë të drejtë.
Pushteti politik poskomunist nuk hoqi e nuk hoqi dorë nga përdorimi i kësaj skeme, që në fakt nxit e provokon turmën kundër individit.
Edhe sistemin ligjor të hetimit e gjykimit e kemi ndërtuar që ti shërbejë gjykimit të turmës, jo ndëshkimit me prova të individit.
Mbetem besnik i mendimit se përhapja në publik i të dhënave hetimore është e paligjshme, e padrejtë dhe e poshtër! Ky gjest nuk ndihmon as dënimin e fajtorit e as krijimin e shoqërisë së drejtë.
Gjykimi i turmës shkatërron edhe imazhin e vetë sistemit të drejtësisë. Në fakt kështu ka ndodhur, në gjithë këto vite. Gjykata duhet të gjykojë mbi prova, publiku gjykon me thashetheme. Përplasja e këtyre gjykimeve sigurisht që dëmton drejtësinë…
Shoqëria e drejtë nënkupton respektimin e të drejtës së çdo individi.
Gjykimi i turmës kontribuon vetëm në çimentosjen e shoqërisë komuniste ku turma urren individin!
Refuzoj të marr pjesë në gjykimin popullor ndaj cilitdo individ.
Mbështes gjykimin e drejtë, me prova e me një proces të rregullt ndaj cilitdo.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



