Drejtimin Fondit Shqiptar të Zhvillimit e merr Dritan Agolli, i cili më herët ka mbajtur postin e nënkryetarit e bashkisë së Tiranës
Pas emërimit të Benet Becit si drejtor ekzekutiv i Korporatës Energjitike të Shqipërisë, është zbuluar dhe emri i drejtorit të ri që është emëruar në Krye të Fondit Shqiptar të Zhvillimit.
Drejtimin e këtij fondi do ta marrë Dritan Agolli, i cili më herët ka mbajtur postin e nënkryetarit e bashkisë së Tiranës, kohe kur Edi Rama ishte kryebashkiak.
Kujtojmë se më herët ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës Belinda Balluku shkarkoi drejtorin e ARRSH-së, Afrim Qëndron, drejtorin e OST, Klodian Gradeci dhe drejtori e portit të Durrësit, Afrim Bakajn.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



