E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Drejtonte makinën në gjendje të dehur, arrestohet shefi i zjarrëfikëses në Cërrik
Lajme

Drejtonte makinën në gjendje të dehur, arrestohet shefi i zjarrëfikëses në Cërrik

Një shef i forcave zjarrëfikëse të Cërrikut është arrestuar nga policia pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore njofton se në pranga është vendosur shtetasi A.T., 36 vjeç me detyrë shef i Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe për Shpëtim në qytetin e Cërrikut.

Ai është ndaluar teksa drejtonte makinën e tiij tip “Benz”. Nga testi i alkoolit, rezultoi në masën 2.0 mg/l, ndërsa në testin e dytë rezultoi me 1.225 mg/l.

Njoftimi i AMP-së së Elbasanit:

Sot, Drejtoria Rajonale e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Elbasan-Korçë në bashkëpunim me Sektorin e Qarkullimit Rrugor pranë DVP Elbasan kanë kryer arrestimin në flagrancë  të shtetasit A. T., 36 vjeç, me detyrë Shef i PMNZSH në qytetin e Cërrikut, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt në gjendje të dehur”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

Arrestimi i këtij shtetasi u krye pasi ai ka qenë duke drejtuar automjetin tip Mercedez Benz në gjendje të dehur, në qytetin e Cërrikut. Nga testi i parë i kryer me aparatin Drager, ky shtetas rezultoi në masën 2.0 mg/l, ndërsa në testin e dytë rezultoi me 1.225 mg/l.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.