E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Drejtoresha e postës 335 herë në kazino nga 365 ditë që ka viti
Lajme

Drejtoresha e postës 335 herë në kazino nga 365 ditë që ka viti

Drejtoresha e Postës, Elisabeta Mataj, duke shkuar në kazino në Monte-Carlo me lekët e pensionistëve të Durrësit.

Mbi 335 herë në kazino gruaja dhe mbi 340 herë burri. Vetëm gjatë muajve prill-maj, periudhë kur janë zhdukur 69 milionë lekë, bashkëshorti rezulton se ka hyrë në kazino 27 herë. Kanë gjashtë fëmijë, ndërsa drejtoresha e Postës kërkon masë më të butë sigurie.

Nuk më dalin llogaritë. Le të merren të ardhurat e secilit bashkëshort, shpenzimet e tyre dhe të çdo anëtari të familjes. Ajo që mbetet pas kësaj përllogaritjeje, a e justifikon hyrjen dhe daljen e tyre në kazino, duke përfshirë edhe shumat e luajtura?

Rilindja, qeveri baxhellash, hajdutësh, drogaxhinjsh, mafiozësh, kriminelësh, të pafytyrësh, tradhtarësh e amoralësh… Të gjitha të këqijat i paskeni pasur si njerëz, si drejtues, si familjarë, si partnerë dhe si politikanë.

Ju nuk jeni njerëz. Jeni djaj që përhapni shkatërrim, dhunë dhe çdo ves, mbi të gjitha në Shqipëri.

Ju ngelshin në fyt mundi dhe djersa e pensionistëve, si edhe çdo lek që u keni vjedhur shqiptarëve duke abuzuar me pushtetin. Mund të dilni të pafajshëm, ose të përfitoni masa të buta e shërbim prove, sepse nuk kemi shtet e as drejtësi, por mundi dhe leku i vjedhur do t’ju rëndojnë mbi ndërgjegje, juve dhe fëmijëve tuaj. Është vetëm çështje kohe. Harami do t’ju vrasë.

Mos i gëzofshi. Turp të keni, njerëz ordinerë dhe të fëlliqur. Nuk latë gjë pa i vjedhur këtij populli./ Av Sabina Mera

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.