E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sot

Drejtori i Albpetrol, zyrtarisht nën hetim nga prokuroria

EKSKLUZIVE – Drejtori i Albpetrol, Endri Puka zyrtarisht nën hetim nga prokuroria

Endri Puka, Edi Rama, Damian Gjiknuri

Në foto: Drejtori i Albpetrol zoti Endri Puka, kryeministri Rama dhe ministri Gjiknuri

Drejtori i kompanisë publike Albpetrol zoti Endri Puka është zyrtarisht nën hetim nga prokuroria e Tiranës.

Puka është paraqitur në prokurori më datën 19 Prill, ndërsa prokurori i çështjes i ka komnunikuar zyrtarisht veprën për të cilën dyshohet zoti Puka: Konkurencë të paligjshme nëpërmjet dhunës.

Zoti Puka nuk ka pranuar të japë shpjegime përpara prokurorit, ai është përgjigjur vetëm me një fjali: “Unë nuk e pranoj akuzën dhe do të jap sqarimet përkatëse në një kohë të dytë në prani të avokatit tim”.

Neni Kodi penal

Vepra penale e cila i’u komunikua zotit Puka

Ky hetim i nisur nga prokuroria lidhet me ngjarjet e raportuara ekskluzivisht në Hashtag.al, ku kompania Albpetrol dhe koncensionari ‘Phoenix’ po përplasen, ndërsa ‘Albpetrol-i’ ka zhvatur puset e koncensionarit në mënyrë arbitrare, duke neglizhuar kërkesën e AKBN-së dhe të ministrit të Financave.

Hetimet sapo kanë nisur dhe burime nga organi i thanë Hashtag.al se verifikime po kryhen edhe ndaj veprimtarisë së ministrit Damian Gjiknuri në lidhje me këtë çështje. Hetimet mund të vendosin dhe ministrin Gjiknuri përballë akuzës.

Drejtori i Albpetrolit Endri Puka, e ka justifikuar ndërhyrjen në puset e kompanisë private ‘Phoenix’ nëpërmjet një shkrese të ministrit Gjiknuri që e konsideronte të zhbërë marrëveshjen ndërmjet shtetit shqiptar dhe kompanisë ‘Phoenix’.

Mirëpo prokurorët kanë konstatuar një problem, pasi marrëveshja është miratuar dhe legjitimuar me vendim të Këshillit të Ministrave në vitin 2013. Ndaj dhe vetëm një vendim i Këshillit të Ministrave ose një vendim gjykate mund të zhbëjë këtë marrëveshje. /Hashtag.al

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.