Drejtori i fushatës së PD shpjegon programin për familjen: Ne do të financojmë 100% interesat e kredive për 20 mijë familje
Partia Demokratike me anë të drejtori të fushatës Alfred Rushaj ka shpjeguar programin ekonomik të PD-së për familjet shqiptare.
Rushaj shprehet se PD do të financojë 100% interesat e kredive për 20 mijë familje të reja, do të rrisë pagën e 36 mijë arsimtarëve, do të ulet çmimi i energjisë elektrike dhe për çdo fëmijë të porsalindur do të jepet 30 mijë lekë shpërblim në muaj për 5 vite.
“Ne do të financojmë 100% interesat e kredive për 20,000 familje të reja. Do të japim 3 mijë lekë në muaj për çdo fëmijë të lindur për 5 vite radhazi. Do të rrisim pagat e 36,000 arsimtarëve dhe 36,000 familje arsimtarësh do të përfitojnë nga kjo. Ne do të ulim çmimin e energjisë elektrike për 710 mijë familje. Ne do të ulim taksat dhe çdo i punësuar do të ketë më shumë para në xhepat e tij për familjen e vet”, thotë rushaj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



