Drejtori i SHÇBA para vetingut: Dyshime për një foto nga një darkë…
Rrumbullaku u përball dje me KJV-në, që nuk konstatuan probleme me pasurinë e tij apo dhe aftësitë profesionale. Ndërsa sa i përket fotografisë me Arben Frrokun, personin e shpallur në kërkim për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj në vitin 2013, për të cilën iu kërkua të jepte shpjegime, falë edhe të dhënave të përcjella nga Prokuroria dhe Policia, arriti t’i bindë anëtarët e Komisionit se takimi i përcjellë në fotot në fjalë ka qenë rastësor. Rrumbullaku tha se fotot janë bërë në vitin 2011 dhe se ato janë postuar në “Facebook” më 24 prill të atij viti. Ndërsa takimi ka qenë rastësor pas shërbimit me kolegët e tij. Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit ka hetuar çështjen në fjalë duke marrë të dhëna nga Prokuroria dhe Policia, të dhëna të cilat kanë nxjerrë përfundimin se pretendimet e Rrumbullakut qëndrojnë, pra se takimi ka qenë rastësor dhe se deri më sot nuk ka asnjë dokument tjetër që vërteton të kundërtën. Seanca dëgjimore për drejtorin e Përgjithshëm të Shërbimet për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, Muhamet Rrumbullaku, u zhvillua dje në orën 11:00. Anëtarët e trupës së vlerësimit ishin Alban Laska, Mirela Ujkani (Miti) dhe Artur Baku. Vendimi pritet të jetë pozitiv për Rrumbullakun, për të cilin nuk u konstatua asnjë problem.
INTERVISTA PER FOTOGRAFINE
Pronari i lokalit në Dajt, ku shfaqen në foto duke drekuar 4 drejtues të lartë të Policisë së Shtetit me të dyshuarin për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, Arben Frroku, 7 vite më parë rrëfeu të vërtetën e drekës. Jak Memaj, sqaroi se në karrigen ku shfaqej i ulur Frroku, ka qenë i ulur vetë para se të vinte ai dhe ia ka liruar për të qëndruar sa për një dolli me shefat e Policisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



