Drejtuesja e KPK i kërkon Kuvendit zgjatjen e mandatit: Kalimi i magjistratëve të pavetuar nëpërmjet KLGJ dhe KLP krijon mundësi për trajtim të pabarabartë
Në mbledhjen e Përbashkët të Këshillit dhe Legjislacionit për zgjatjen e organeve të vetingut, u zhvillua seanca dëgjimore me kryetaren e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Pamela Qirko.
Në fjalën e saj Qirko kërkoi nga ligjvënësit zgjatjen e mandatit të KPK, nën argumentin se nuk duhet të krijohet një standart i dyfishtë, ku një pjesë e magjistratëve të kenë kaluar në filtrin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe pjesa e mbetur t’i nënshtrohet një filtri të ri nga KLP dhe KLGJ, duke cënuar parimin e barazisë përpara ligjit.
“Tashmë kanë kaluar në filtrat e vetingut Komisionit mbi 60% e subjekteve dhe pjesa tjetër janë duke iu nënshtruar këtij procesi përmes procedurave të hetimit administrative. Presioni ia fatit 5-vjeçar dhe vlerësimi i subjekteve ekso-ficio është po aq sfidë me standartet që parashikon Kushtetuta dhe ligji 84/2016.
Si institucione që kryejnë një funksion sui-generis, si dhe si institucione që shterojnë në kohë pas 5 vitesh nga mandati i tyre, që objektivi i synuar të arrihet dhe procesi i vetingut të përfundojë nga këto institucione të posaçme ad-hoc duhet të rishikohet mandati i tyre. Deri më tani komisioni ka shortuar gjithë subjektet dhe ka në proces 40%, të cilëve u ka nisur hetimi administrativ dhe janë në faza të ndryshme të procesit.
Tashmë organet i kanë konsoliduar procedurat administrative, kanë fituar eksperiencën e tyre dhe kanë rritur ritmin e punës dhe efiçencën duke rritur ndjeshëm rezultatet. Por jo vetëm kaq KPK i ka dhënë proritet kërkesës së Këshillave për të vetuar magjistratët kandidatë për vendet vakante të krijuara në sistem. Nëse mandati i KPK-së nuk do të zgjatet dhe nuk do të transferohet te Këshillat a do të kemi garantuar standartin e njëjtë.
Që procesi i vetingut duhet të finalizohet kjo është e gjithëpranuar deri tani. Në respekt të parimit të barazisë përpara ligjit ato subjekte të cilëve nuk u ka përfunduar vetingu duhet të kalojnë në të njëjtat filtra, në të njëjtën procedurë dhe në të njëjtat institucione me ata subjekte që i ka përfunduar vetingu.
Kalimi i më shumë se gjysmës prej tyre nëpërmjet vetingut të kryer nga komisioni dhe pjesës së mbetur nëpërmjet KLGJ dhe KLP krijon mundësi për trajtim të pabarabartë dhe cënim të këtij parimi të gjithëpranuar tashmë. Zgjatja e mandatit të KPK bën që të gjithë subjektyet të jenë të barabartë përpara ligjit”, tha Qirko.
Gjithashtu Qirko theksoi se ngritja e këshillave të rinj për kryerjen e vetingut në sistemin e drejtësisë do të kërkonte më shumë kohë, kosto dhe trajnime për stafin që do ta bëj. Ndërkohë që sipas saj struktura e ngritur është efiçente dhe funksionale.
“Zgjatja e mandatit të KPK bën që ky parim të respektohet. Këshillat nuk kanë përvojë. Transferimi i këtij procesi te këshillat, do të kërkonte, kohë, procedura, staf dhe trajnim të personave që do të merren me këtë proces. Do të ishte më efikase zgjatja e afatit të strukturave të vetingut të cilat janë konsoliduar mjaftueshëm. Ajo që ne dimë me siguri është që institucionet duhet të vijojnë procesin. Kemi vullnetin për ta përmbushur me sukese nëse Kuvendi parashikon zgjatjen deri në dhjetor 2024”, tha ajo.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



