DROGË NË LOKAL DHE NË MAKINË, SHPALLET NË KËRKIM 33 VJEÇARI NGA KORÇA
Policia e Korçës ka shpallur në kërkim një person pasi iu gjet në lokalin e tij një sasi lëndë narkotike.
Në kërkim është shpallur shtetasi M.M, 33 vjeç, banues në Korçë.
Mbrëmjen e djeshme, gjatë kontrolleve që shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, ushtruan në lokalin (për të cilin nuk zotërohej dokumentacioni përkatës) në pronësi të këtij shtetasi, iu gjetën dhe sekuestruan 7 shiringa me mbetje lënde të dyshuar narkotike.
Gjithashtu gjatë kontrollit të mjetit të tij tip “Renault” i cili ndodhej i parkuar përpara lokalit, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 74 doza me lëndë narkotike të dyshuar Kokainë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



