E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dronët serbë shfaqen mbi Kosovë, njoftohet menjëherë KFOR-i
Bota

Dronët serbë shfaqen mbi Kosovë, njoftohet menjëherë KFOR-i

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka deklaruar se kohët e fundit janë regjistruar fluturime të dronëve mbi hapësirën ajrore të Kosovës, për të cilat dyshohet se vijnë nga territori i Serbisë. Sipas tij, incidentet janë shënuar kryesisht në pjesën veriore të vendit dhe përbëjnë shqetësim serioz për sigurinë kufitare.

Në një deklaratë publike të dhënë të premten, Hoxha theksoi se institucionet e sigurisë janë në bashkëpunim të ngushtë me KFOR-in, i cili ka kompetencën mbi hapësirën ajrore të Kosovës.

“Gjatë ditëve të fundit kemi pasur fluturime të dronëve që ne po dyshojmë që vijnë nga territori i Serbisë, në pjesën veriore të Kosovës. Policia është në kontakt me KFOR-in dhe jemi duke e bërë monitorimin se çfarë mund të bëhet. Është e rrezikshme për pjesën e kufirit por për qytetarët tanë jo. Ne jemi duke i mbrojtur,” tha ai.

Drejtori shtoi se për çdo incident janë njoftuar partnerët ndërkombëtarë dhe se “hapësira ajrore është përgjegjësi e KFOR-it, ne e kemi njoftuar KFOR-in dhe partnerët tanë. KFOR-i, është përgjegjësi e tyre dhe janë duke punuar në këtë drejtim.”

Pavarësisht kësaj, misioni i KFOR-it nuk ka dhënë ende një përgjigje zyrtare lidhur me këto raportime dhe nuk është prononcuar mbi çështjen.

Edhe Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, konfirmoi të mërkurën se është regjistruar “cënim i hapësirës ajrore nga dronë që dyshohet se vijnë nga Serbia”, duke shtuar se autoritetet po e trajtojnë këtë situatë me seriozitet dhe bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.