DUBAI / Arrestohet Denis Bajri Brajoviç , nisin procedurat për ekstradimin
Arrestohet në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe, Denis Bajri Brajoviç.
Ndaj Brajoviçit është lëshuar masa e sigurisë ‘arrest me burg’ në kuadër të operacionit ‘Metamorfoza’.
Ai akuzohet nga SPAK për vrasjen e shtetasit Gjon Boriçi.
Emiratet e Bashkuara kanë nisur informacionin zyrtar pranë Ministrisë së Brendshme për arrestimin e tij dhe menjëherë kanë nisur procedurat për ekstradimin e Brajoviç, i njohur dhe si pjesë e bandës së Bajrëve.
Denis Brajoviç ka qenë subjekt i OFL-së, pasi u hetua për veprat penale “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë, e kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”.
Ai u arrestua si pjesë e grupit “Bajri” në Shkodër dhe më pas është liruar nga Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë rreth vitit 2019, duke u lënë në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
NJOFTIMI ZYRTAR
Informacioni i siguruar nga strukturat e Policisë së Shtetit dhe i shkëmbyer në kohë reale me partnerët në Emiratet e Bashkuara, mundëson lokalizimin dhe kapjen e një shtetasi të kërkuar ndërkombëtarisht, në kuadër megaoperacionit “Metamorfoza”.
Finalizohet nga Policia në Emiratet e Bashkuara, operacioni policor i koduar “Rishtas”.
36-vjeçari i ndaluar, i akuzuar nga SPAK, për vrasje.
Në vijim të punës së pandërprerë, me objektiv lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Policisë së Shtetit kanë siguruar informacion se një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për vrasje, fshihej në Emiratet e Bashkuara.
Ky informacion i shkëmbyer menjëherë me partnerët, nëpërmjet koordinimit të zyrave të Interpolit, ka mundësuar finalizimin në Emiratet e Bashkuara, të operacionit policor të koduar “Rishtas”, gjatë të cilit u bënë të mundur lokalizimi, kapja dhe vënia në pranga, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, e shtetasit D. B., 36 vjeç, lindur në Shkodër.
Ky shtetas është i akuzuar nga SPAK, në kuadër të operacionit policor të koduar “Metamorfoza”, pasi dyshohet si autor i vrasjes së shtetasit Gj. B. (N.), kryer më datë 09.08.2020, në Shkodër.
Vijon bashkëpunimi për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri.
Pjesë nga përgjimet
Behari i kërkon që, të mbaj telefonin hapur dhe mos të dalë atje deri sa të kryejnë punë dhe beson që 99% për një orë do të kryejnë punë.
Edmondi i shprehet që, pa më thënë ti nuk del ai se 5 minuta i duhet me shku tek ura. Behari i tregon që, sa të kryhet ky, ikën ai kurva i Tiranës sepse kështu e kam lënë me të, me ndërrim.
Edmondi shprehet që, “Zeqoja” 5 minuta vonon me dal te ura dhe ju gjen një shtëpi me nejt.
Behari i kërkon që, kur ti marri “Zeqoja” tju gjej një vend të sigurt deri nesër mbrëma dhe vij i marrë unë.Edmondi i shprehet që, pa merak tek kjo pjesë.
Në orën 00.27 shtetasi Ervis Martinaj duke përdorur NP8LS4 komunikon me përdoruesin e B045ZY i identifikuar si Denis Brajoviq. (Në këtë bashkëbisedim figurojnë të regjistruara vetëm bisedat e shkruara nga shtetasi Denis Brajoviq).
Denisi i shkruan, he vëlla, më shkruaj këtu se jam duke lënë cel në shqip, tu dal jam, prit tvi.Në orën 00.53 shtetasi Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e B045ZY i identifikuar si Denis Brajoviq. Denisi i shkruan “jo, po vim”.
Në orën 01.33 shtetasi Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e G8KC24 i identifikuar si Edmond Preka. Behari i shkruan duke i thënë që, për 40 minuta kryejnë punë 100%.Edmondi shprehet duke i thënë, ishalla, don zoti i madh.
Në orën 01.54 shtetasi Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e B045ZY i identifikuar si Denis Brajoviq. Denisi i shkruan Beharit “para e kemi”.
Në orën 01.58 shtetasi Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e G8KC24 i identifikuar si Edmond Preka. Behari i shkruan që, për 10 minuta, mos flej se po kryen dhe Edmondi i shprehet që, jo jo.
Në orën 02.02 shtetasi Behar Brajovig duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e B045ZY i identifikuar si Denis Brajoviq. Denisi i shkruan Beharit, “kryvi”, jemi në Bushat dhe të na presi aty ai, se jemi afër.
Në orën 02.03 shtetasi Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e G8KC24 i identifikuar si Edmond Preka. Behari i shkruan,…kryvi, tash thuaj “Zeqos” që të jetë gati.Edmondi shprehet, shyqyr dhe gati është, më thuaj, ti them kur të jenë afër.
Behari i tregon që, ato janë në Bushat dhe te dali ai, afër urës janë.
Në orën 02.06 shtetasi Ervis Martinaj duke përdorur NP8LS4 komunikon me përdoruesin e B045ZY i identifikuar si Denis Brajoviq. Denisi i shkruan, kryvi.
Në orën 02.09 shtetasi Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e G8KC24 i identifikuar si Edmond Preka.
Edmondi i tregon Beharit që, aty është “Zeqo” dhe e pyet nëse janë duke ardh bri malit, qe të futet pak me makinë.Behari i tregon që, janë rrugës vjetër.
Në orën 02.24 shtetasi Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e 7142D9 i identifikuar si Pëllumb Gjoka. Ky i fundit i tregon që ishte në gjumë ndërsa Behari i tregon që kry, tani presim atë tendin, atë që deshti al u krv, Gilnin deshti ai…Pëllumbi shprehet…ok vella, kjoft me zotin, futja gjumit…
Në orën 02.25 shtetasi Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e G8KC24 i identifikuar si Edmond Preka. Edmond Preka i shkruan Beharit që, u bënë bashkë dhe kur te shkojnë në shtëpi do të them.Në orën 02.25 shtetasi Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e B045ZY i identifikuar si Denis Brajoviq. Denisi i shkruan, “hypem, u takum”.
Në orën 02.43 shtetasi Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e G8KC24 i identifikuar si Edmond Preka. Edmond Preka i shkruan Beharit, “në rregull vlla, po flej”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



