E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Duhet të jemi gati për çdo zhvillim të papritur”- Ilir Meta: Qeveria është në rënie të lirë!
Publik News

Duhet të jemi gati për çdo zhvillim të papritur”- Ilir Meta: Qeveria është në rënie të lirë!

Detyra e opozitës të ringrihet fuqishëm dhe të mos flirtojë me Edi Ramën

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar ditën e sotme se opozita duhet të jetë e përgatitur për çdo zhvillim të papritur pasi sipas tij qeveria është në rënie të lirë duke iu referuar këtu edhe sulmit kibernetik ndaj vendit tonë.

Meta u shpreh në një intervistë në “Shijak TV” se është detyra e opozitës të ringrihet fuqishëm dhe të mos flirtojë me Edi Ramën duke e cilësuar atë një kryeministër mashtrues.

“Ajo që ka ndodhur është sepse për një kohë të gjatë kishte rënë opozita. Kjo solli rënien e të gjithë shtetit. Kapitullimin e funksionit që bëhet njëherë në 200 vjet ndoshta. Duke dhuruar të gjithë pushtetin vendor. Në Bashkinë e Tiranës nuk ka asnjë këshilltar opozitar.

 Në të gjithë Shqipërinë. Kjo nuk ndodh as në vendin më të humbur të Afrikës. Qeveria bëri një kryevepër të korrupsionit dhe krimit duke pasur edhe opozitë në parlament. Këta mendo se çfarë bëjnë në këshillat bashkiakë duke mos pasur asnjë përfaqësues të opozitës. Është detyra e opozitës që të ngrihet fuqishëm.

Kjo do të kërkojë një aksion të kombinuar jo vetëm të protestave por në fund fare finalja do të jetë vota. Kjo kërkon përgatitje më efikase. Që të jemi gati për çdo zhvillim tjetër të papritur. Qeveria është në rënie të lirë. Kemi një kryeministër mashtrues. Ka qenë i informuar nga vendet partnere që ka ndodhur hakerimi. Në muajin maj ai i ka kërkuar bankave që sistemin e mbrojtjes ta kalonin në sistemin që u hakerua.

Për fat të mirë bankat nuk e pranuan për arsye të sigurisë. Jemi në këtë situatë sepse opozita duhet të ngrihet në një situatë të re të përgjegjësisë. Duhet t’i japë fund çdo flirti me Edi Ramën dhe të vendos si interes kryesor triumfin e demokracisë. Blerja e opozitës për vite të tëra ka sjellë shtetin në këtë situatë”, tha Meta.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.