Dukagjin, babë e bir u vranë në rrethana të paqarta, dyshohet se autorët…
Ngjarja e rëndë në Dukagjin, ku dy persona babë e bir kanë humbur jetën, ka shkaktuar tronditje të madhe në zonë. Korrespondenti ynë në Shkodër ka bërë të ditur se ende nuk dihen autorët dhe rrethanat e ngjarjes. Policia është nisur drejt vendngjarjes dhe do të japë njoftime të detajuara më pas.
Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur ditën e sotme në Dukagjin të Shkodrës.
Raportohet se persona të paidentifikuar kanë vrarë babë e bir me armë zjarri.
Mbrëmjen e kaluar, autorët u kanë djegur viktimave banesën në fshatin Bruçaj të njësisë Pult.
Në momentin që shtetasit me iniciale Gj.G dhe E.G. kanë shkuar për të parë banesën e djegur, persona të paidentifikuar i kanë ekzekutuar.
Nga informacionet paraprake, ende nuk janë të qarta rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje të rëndë që ka tronditur banorët e zonës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



