E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Duma mesazh Berishës dhe Alibeajt: Të gjejmë pikëtakimet, jo pikëndarjet!
Publik News

Duma mesazh Berishës dhe Alibeajt: Të gjejmë pikëtakimet, jo pikëndarjet!

Duke folur në një lidhje për emisionin “Open” , deputetja demokrate, Grida Duma, iu është drejtuar me një mesazh të dyja palëve të krijuara brenda Partisë Demokratike.

Deputetja Duma u shpreh se nuk ka qenë në asnjë mbledhje të Enkelejd Alibeajt apo Sali Berishës, duke theksuar se gjuha e hierarkisë së lartë dhe e ndarjes në PD duhet të mbarojë dhe demokratët së bashku duhet të gjejnë pikëtakimet dhe jo pikëndarjet.

“Unë nuk kam shkuar në asnjë mbledhje të grupit parlamentar. Vijoj të kryej të gjitha detyrat e mia në komisione. Nuk kam shkuar as tek Alibeaj, as te Berisha. Kjo gjuha me hierarkinë e lartë të PD, ku nuk gjendet bashkëpunimi, është një gjuhë që duhet të mbarojë, duhet të gjejmë pikëtakimet dhe jo pikëndarjet. Ashtu sic e gjej veten te demokratët, besoj se neve do na bashkojë nevoja për të qenë me votuesit tanë. Kjo nevojë do të prevalojë”, tha deputetja Duma.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.