E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dumani takim me kryeprokurorin holandez; në fokus trafiku i drogës dhe pastrimi i parave
Lajme

Dumani takim me kryeprokurorin holandez; në fokus trafiku i drogës dhe pastrimi i parave

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, SPAK, Altin Dumani është takuar ditën e sotme me kryeprokurorin holandez, John Lucas gjatë një vizite në Holandë.

Ambasada holandeze në Tiranë ka zbardhur detaje nga takimi, ku në fokus të diskutimeve ka qenë lufta kundër trafikut të lëndëve narkotike dhe pastrimit të parave.

Dumani ndodhet në Holandë në kuadër të një konference, ku pjesëmarrës janë gjithashtu edhe prokurorë nga Evropa, Amerika Latine dhe Afrika Perëndimore.

Shumë eksponentë nga Shqipëria të krimit dhe trafikut të drogës strehohen në Holandë, Europë dhe vende të Amerikës Latine. Shqiptarët të cilët kanë pushtuar tregun e kokainës në Holandë, pastrojnë paratë e krimit në vendin tonë.

“Trafiku i organizuar i drogës dhe pastrimi i paligjshëm i parave nuk ndalen në kufij, dhe as qasja e Holandës për të luftuar këto çështje.

Nga data 25 deri më 28 mars, Holanda po pret një konferencë të rëndësishme ku marrin pjesë prokuroritë kryesore nga Evropa, Amerika Latine dhe Afrika Perëndimore, së bashku me aktorë të tjerë. Aktiviteti u hap nga Ministri i Sigurisë dhe Drejtësisë i Holandës, z. David van Weel.

Konferenca synon të forcojë dhe koordinojë përpjekjet tona të përbashkëta në luftën kundër krimit të organizuar serioz dhe të ndajë perspektivat e përbashkëta.

Prokuroria holandeze është krenare që ka mirëpritur në këtë aktivitet të veçantë në emër të Shqipërisë, Z. Altin Dumani, Drejtues i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar- SPAK”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Lufta kundër krimit të organizuar, Dumani takim me kryeprokurorin

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.