E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
DURANA jo thjesht një plaçkitje!
Lajme

DURANA jo thjesht një plaçkitje!

Si njohëse jo e keqe e Kodit Doganor edhe e ligjit të Zonave të Lira,  Durana nuk është një lajthitje juridike por një sajesë në kufijtë e marrëzisë .

Marrëzia e tejkalon sferën e korrupsionit . Një i korruptuar keqpërdor ligjin edhe proçedurat ekzistuese për për përfitime personale.
Një i marrë është indiferent karshi ligjit, pasi ligji për të nuk ekziston . Për të marrët,  çdo mjet, çdo sajesë që i ndihmon për të arritur qëllimin  është legjitim.

Durana nuk është veçse përdorimi i “teknologjisë”, si doganieri për të kaluar mall kontrabandë , por ajo na ofrohet si kopje e zhvillimit teknologjik, në kushtet kur nuk ekzististon fare origjinali.

Ajo është inskenim i realitetit i cili  redaktohet,  rishkruhet dhe përpunohet në mënyrë që të zbehet vija ndarëse  midis korrupsionit edhe zhvillimit.

Parku teknologjik Durana , nuk është thjesht në aferë korruptive ( sa mirë sikur të ishte vetëm e tillë ) do ta ngushëllonim veten me frazën  ” korrupsioni ekziston në gjithë botën”.

Nuk përfaqëson ” as  kumbullat e dardhat e konsumuara kryesisht nga gratë pranë Kryeministrit  prapa kurrizit të tij  edhe të gjithë “progresistëve”  socialistë të drejtimit të partisë .

Ai është një nga shembujt e hipernormalizimit të marrëzisë  që u lejua nga socialistët jo vetëm për përfitime ekonomike , por si strategji për përmbytjen e shoqërisë me gënjeshta me qëllim çmontimin në mënyrë sistematike të infrastrukturës se fakteve.

Faktet që ne jemi një komb i cili në vitin  2024:
1) renditet në vendin e 84 në botë në  Indeksin e Teknologjisë edhe Inovacionit edhe në vendin e parafundit në Europë;
2)  blen shërbimet edhe produktet  e teknologjisë edhe informacionit duke zënë vendin e 66 në Europe në blerjen e imputeve teknologjike ,  por fatkeqësisht rradhitet në vendin e 97 në botë edhe e fundit në Ballkan  prodhimin e teknologjive pra i fundit  në outputin teknologjik ;
3)  renditet  në vendin 84 në  Indeksin e Gadishmerisë së Rrjeteve teknologjike  pikërisht për shkak të  zhvillimit të ulët teknologjik, duheshin çmontuar!

Ndaj u duhej Diella, Durana , marteniteti I Diellës , pasi publiku  duhet të jetojë në iluzionin kryeministror se:

“Shqipëria është një komb që guxon të udhëheqë dhe jo të ndjekë, në ballë të shkencës dhe teknologjisë në këtë rajon”.

E pra, , Durana , Diella edhe marteniteti i saj nuk janë instrumente vetëm për të përfituar një një grup njerëzish, nga mospagesa e taksave edhe përfitimi pa tender i fondeve buxhetore, por krijime të sajuara me kujdes nga mendje djabolike , që synojnë mpirjen e rebelimin tonë karshi atyre që na vjedhin jo më përmes forcës, por përmes rritjes së paaftësisë së njohjes.

Kanë shkelur vetëm ligjin , kanë përfituar padrejtësisht para publike ? Jo. Ky është dëmi më i pakët edhe i rikuperueshëm .

Më keq! Ne sot po kuptojmë që jetojmë në marrëzi  edhe askush nuk kursehet për të.  Të gjithë këta të marrë  gjejnë budallenj të tjerë për t’i duartrokitur.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.