E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
DURRËS/ 3 fëmijët  që vranë babain  Pëllumb Meta dalin para gjykatës
Lajme

DURRËS/ 3 fëmijët që vranë babain Pëllumb Meta dalin para gjykatës

Me pranga në duar tre fëmijët e Pëllumb Metës, të cilët me 10 shkurt vranë babain e tyre dhe më pas e groposën atë janë paraqitur para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë.

Kanë mbërritur në Gjykatën e Durrësit për t’u njohur me masën e sigurisë 3 fëmijët e Pëllumb Metës.

hygerta meta 8Hygerta Meta, Hysen Meta dhe Amarildo Meta mbërritën në seancë rreth orës 12:00 për tu njohur me masën e sigurisë.

Tre të rinjtë, që akuzohen se vranë dhe groposën të atin në kasollen pranë banesës në Shënavlash të Durrësit, u paraqitën në gjykatë nën masa të rrepta sigurie.

Ndërkohë në seancë nuk ndodhet asnjë i afërm i familjes Meta.

Tre fëmijët e familjes Meta, të cilat akuzohet se kanë vrarë të atin Pëllumb Meta dhe varrosën në kasolle janë në gjykatë. Tre fëmijët, të braktisur nga familjarë të tjerë, kanë mbërritur në gjykatën e Durrësit ku do të njihet me masën e sigurisë, ndërsa prokurore e çështjes është Suela Beluli dhe Shpëtime Pitarku gjyqtare.

Në dëshminë e tyre para gjykatës Hysen Meta, djali i cili fillimisht ka marrë përsipër krimin, si ekzekutori ka ndryshuar dëshminë duke thënë se e kishte vrarë e motra, Hygerta, e jo ai.

“E qëlloi se donte ta fejonte me zor! Kishin debatuar shumë herë! S’kam qenë i pranishëm gjithmonë. Babi mua s’më pyeste për ketë pjesë! Marrëdhëniet i kam pas jo shume të mira!  Kam thënë ndryshe para oficerit sepse isha i hutuar dhe na ka ardhur keq për atë që ka ndodhur. As vëllezërve të vet nuk u ka ardhur aq keq sa na erdhi ne!”

Ndërkohë, edhe Hygerta ka pranuar krimin. Ajo ka dëshmuar se situata ishte e vështirë dhe kishte frikë.

“Ishte e vështire dhe pata frikë. Vëllai ka ardhur nga Italia para dy javësh. Babai me tha për fejese e i thashë jo. Nga refuzimi që i kam bërë për fejesë babait, kisha hall se me vriste me bombol gazi. Ne fund te janarit me tha për fejesë dhe me kërcënoi mua dhe mamin se do të na vriste.

Me mamanë ka pasur konflikte me dhune dhe e ka goditur, e ka goditur edhe pa mendje, e ka lënë pa frymë. Kisha frikë ta denoncoja. Mund të na vriste ai ose njerëz te fisit të tij. Babai na ka thënë do ju vras. Nëse rrini, do ju vras. Edhe nëse ikni do ju vras. Nuk kemi pasur ku te shkojmë”, tha ajo.

“Unë e dija që kishte armë dhe dija momentin kur vinte nga puna. Erdhi babi nga puna, ra duke pushuar, ishte me kurriz dhe mora armën, ja tregova babit. Nuk më tha gjë dhe më tha ku shkon me atë armë. Kur më tha ku shkon me të, i thashë çohu në këmbë, ai më tha ik andej. Unë e qëllova pas kësaj. Isha 2 metra larg. Jam penduar pasi e bëra. Por nuk ka kthim pas”.

Hygerta Meta ka deklaruar para togave të zeza se vëllai i vogël dhe nëna nuk kanë qenë në banesë në momentin e vrasjes dhe se e kanë marrë vesh lajmin pak më vonë. Më pas ajo ka thënë se janë marrë me fshehjen e gjurmëve.

“Vëllai dhe nëna kanë mësuar vrasjen më vonë kur kanë ardhur në banesë. Jemi marrë me fshehjen e armëve dhe gjurmëve”, ka deklaruar Hygerta Meta në gjykatë.

Ndërkohë, djali i vogël Amarildo Meta ka deklaruar se kur është kthyer nga puna nëna i ka thënë se babai është vrarë.

“Gjeta mamanë e shqetësuar në shtëpi dhe pastaj me tha që ishte vrarë babai. Sapo kisha ardhur nga puna. Dhe aty nisëm të kryejmë veprimet për ta fshehur. I kërkova makinën shokëve që të largonim automjetin tjetër”, ka deklaruar Amarildo Meta.

hygerta meta amarildo meta hysen meta

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.