E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Durrës, falsifikonin vitin e prodhimit të automjeteve dhe ulnin vlerën e doganës
Lajme

Durrës, falsifikonin vitin e prodhimit të automjeteve dhe ulnin vlerën e doganës

Policia e Durrësit ka finalizuar një operacion të gjerë të disa personave që falsifikonin zhdoganimet e makinave. Sipas policisë tre janë arrestuar dhe për 5 të tjerë është vendosur masë arresti.

“Në ngarkim të një shoqërie tregtare, e cila funksiononte si agjensi doganore është vendosur masa e sigurisë me karakter ndalues. “Ndalimi i përkohshëm i ushtrimit të veprimtarive të caktuara profesionale ose afariste”. Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit Xh.S”, shkruhet më tej në njoftimin e Policisë.

NJOFTIMI I PLOTË

Finalizohet me sukses operacioni i koduar ” Silent “.

Duke falsifikuar dokumenta ulnin vitin e prodhimit të mjeteve dhe më pas i zhdoganonin me vlerë shumë të ulët monetare.

Ndalohen 3 shtetas, ekzekutohen 5 masa sigurie në ngarkim të 5 personave fizikë dhe 1 masë sigurie në ngarkim të një personi juridik, si edhe shpallet në kërkim 1 shtetas tjetër.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Specialistët e Hetimit Doganor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, pas një hetimi disa mujor kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Silent”.

Janë ndaluar shtetasit:

• Erdi Çena 29 vjeç, banues në Durrës, në rolin e sekserit;
• Qani Kacmoli 32 vjeç, banues në Durrës, në rolin e sekserit;
• Glodjan Sulaj 35 vjeç, banues në Tiranë, në rolin e sekserit;

Janë ekzekutuar vendimet e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, të cilët kanë vendosur masat e sigurisë si më poshtë në ngarkim të shtetasve:

• Kostandin Risto 59 vjeç, banues në Durrës, me detyrë agjent doganor është vendosur masa e sigurisë “Arrest shtëpie”;
•Mirjan Driza 44 vjeç, banues në Durrës, me detyrë agjent doganor është vendosur masa e sigurisë ” Detyrim paraqitje pranë oficerit të Policisë Gjyqësore”.
• Neritan Bablusha 49 vjeç , banues në Tiranë, me detyrë doganier është vendosur masa e sigurisë “Pezullimi i ushtrimit të një detyrë a shërbimi publik” ;
• Endrit Pllumbi 39 vjeç , banues në Tiranë, me detyrë doganier është vendosur masa e sigurisë “Pezullimi i ushtrimit të një detyrë a shërbimi publik” ;
• Sokol Mehmeti 51 vjeç , banues në Durrës, me detyrë doganier është vendosur masa e sigurisë “Pezullimi i ushtrimit të një detyrë a shërbimi publik”.

Në ngarkim të një shoqërie tregtare, e cila funksiononte si agjensi doganore është vendosur masa e sigurisë me karakter ndalues
” Ndalimi i përkohshëm i ushtrimit të veprimtarive të caktuara profesionale ose afariste”.

Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit Xh.S.

Shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim me njëri – tjetrin kanë sjellë mjete nga jashtë shtetit në vendin tonë dhe duke falsifikuar dokumenta kanë ulur vitin e prodhimit dhe i kanë zhdoganuar.

Në këtë mënyrë vlera e zhdoganimit të mjeteve ka qenë më e ulët në vlera monetare se vlera normale bazuar në vitin e saktë të prodhimit të tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Kontrabandës me mallra të tjera” e kryer në bashkëpunim më shumë se një herë dhe “Fallsifikim të dokumentave” e kryer në bashkëpunim më shumë se një herë parashikuar në nenet 174/2 186/2 dhe 248 të Kodit Penal.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.