Durrës, trafikantil e dënuar me 25 vjet burg në Itali arrestohet nga interpoli
Interpol Tirana dhe Policia e Durrësit arritën të vënë në pranga, një trafikant të dënuar me 25 vjet burg në Itali, Edmond Kondakçiu ose ndryshe Kanakçiu, 55 vjeç.
Sipas Policisë, “i dënuari në Itali, me 25 vjet e 8 muaj burgim për trafikim të lëndëve narkotike, u kap në Durrës dhe u vu në pranga me qëllim ekstradimi. 55-vjeçari ishte i kërkuar ndërkombëtarisht. Arrestimi u bë në kuadër të operacionit të koduar “Koordinatat”.
Edmond Kanakçiu (Kondakçiu), 55 vjeç, banues në lagjen nr., 13 Durrës, do të ekstradohet pasi autoritetet gjyqësore të Perugia në Itali, pas dhënies së vendimit për dënimin e 55-vjeçarit me 25 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kishin lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar në ngarkim të tij.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



