Durrës/ Turistja polake që gjeti vdekjen , ra aksidentalisht nga kati i 6 i hotelit
Lajmi: Policia e Durrësit ka zbardhur ngjarjen e rëndë që ndodhi mesnatën e kaluar në hotelin ‘Royal’, në lagjen 13.
Sipas informatave të marra, turistja që humbi jetën ishte një 55-vjeçare origjinare nga Polonia. Ngjarja ndodhi kur, sipas hetimeve fillestare, ajo rrëzohet aksidentalisht nga kati i 6 i hotelit, ku po kalonte pushimet.
Policia vijon hetimet për të zbardhur plotësisht ngjarjen dhe për të siguruar më shumë detaje rreth kësaj tragjedie.
Njoftimi i Policisë:
Durrës/Informacion paraprak/ Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 13, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kati i gjashtë i hotelit ku ishte akomoduar për pushime, shtetasja polake B. V., 55 vjeçe, banuese në Poloni, e cila për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



