E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Durrës,51-vjeçari gjendet i pajetë në banesën që po ruante
Uncategorized

Durrës,51-vjeçari gjendet i pajetë në banesën që po ruante

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në lagjen nr. 12 të qytetit të Durrësit, ku një 51-vjeçar është gjetur i pajetë brenda banesës që kishte në ruajtje.

Sipas të dhënave paraprake, viktima, i identifikuar si Valbon Beqiraj, dyshohet se është goditur me thikë. Ai nuk njihej si person problematik në komunitet.

Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje pas njoftimit dhe rrethoi zonën për të kryer veprimet e para hetimore. Pas procedurave në terren, trupi i pajetë u dërgua në morgun e qytetit për ekspertizën mjeko-ligjore.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe identifikimin e autorit apo autorëve të mundshëm.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.