E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Durrësi, një tragjedi e paralajmëruar!
Publik News

Durrësi, një tragjedi e paralajmëruar!

Durrësi, një tragjedi e paralajmëruar!

Sot, të gjitha zemrat tona janë me ata që kanë humbur të afërmit nga shembja e shtëpive në Durrës.

Sot, lutjet tona janë për ata që janë ende nën rrënoja, që të dlain gjallë prej tyre.

Sot, krenaria jonë është për ata njerëz, pa dallim, ushtarakë e civilë, që, me mjete primitve po punojnë për të shpëtuar jetë njerëzish.

Por kaq!

Pas kësaj, nuk dua të shikoj me ministra e deputetë me qese ushqimesh dhe batanije në dorë që përqafojnë njerëzit e trishtuar, për të bërë foto për në facebook.

Pas kësaj, dua të shikoj një hetim të thellë, mbi ata që bënë vlerësimin e atyre ndërtesave që u dëmtuan nga tërmeti në shtator e u konsideruan të sigurta edhe pse u ishin çarë themelet e kolonat dhe që sot janë përtokë..

Pas kësaj, dua të shikoj konstruktorë në bankën e të akuzuarve që kanë ngritur kolona pallatesh 8 kate me 4 shufra hekuri.

Pas kësaj, asnjë pushtetar e politikan të mos marrë guximin e paturp e të dalë në TV për të thënë se “solidariteti ynë tregoi se me dashuri dhe unitet ia dalim edhe tërmetit”.

Pas kësaj, asjë ndërtues bastrad të mos marrë guximin të dalë në TV për të thënë se ndërtimet tona janë të standardit europian.

Padyshim, natyrës nuk i del askush përpara. Por njeriu mëson nga fatkeqësitë. Shumë ndërtesa në Durrës, pas tërmetit të shtatorit, do të duhej të kishin “kryqin e kuq”, si të rrezikshme. Ndërsa pas tërmetit të sotëm, studiuesit duhet të ulen e të përcaktojnë standarde të reja ndërtimi, për ti dhënë fund katrahurës dhe epokës së normës së fitimit 300% në fushën e ndërtimit, si pasojë e cilësisë skandaloze.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.