Durrësi noton në ujë, përmbyten banesa, rrugë e biznese
Rreshjet e shiut shkaktojnë përmbytje në disa në banesa në zonën e Ish-Kënetës në Durrës.
Rreshjet intensive që kanë kaplluar vendin këto dy ditët e fundit, kanë shkaktuar një rritje të madhe të nivelit e ujit, duke përmbytur disa rrugë dhe disa banesa në zonën e Ish-Kënetës në Durrës.
Në këtë situatë të rëndë ka ndikuar edhe bllokimi i kanalizimeve, duke shkaktuar përmbytjen e rrugëve, dhe më pas uji ka vërshuar drejt disa banesave duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



