E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dy efektivë të policisë goditen nga makina që ecte kundravajtje. Arrestohet njëri prej autorëve
Publik News

Dy efektivë të policisë goditen nga makina që ecte kundravajtje. Arrestohet njëri prej autorëve

Dy efektivë të policisë rrugore të Durrësit janë goditur mbrëmjen e sotme (e enjte) nga një makinë e cila ecte në sens të kundërt në rrugë.

Uniformat blu bëjnë të ditur se makinës i është bërë me shenjë që të ndalojë, por ajo ka vijuar rrugën dhe ka goditur efektivët, ku njëri prej tyre ndodhet aktualisht në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

“Forcat operacionale të DVP Durres janë vënë në ndjekje ku kanë bërë të mundur kapjen e njerit prej personave që ndodhej në mjet i cili ështe kapur me armë zjarri pistoletë. Vijon ndjekja për kapjen e personit tjeter”, bën të ditur policia e Durrësit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.