Dy foto dhe turma që gjuan me gurë një grua !
Dy foto – një histori.
Foto e parë: Talebanët vrasin me gurë një grua.
Foto e dytë: një medemek media nxjerr në publik foton seksi të një gruaje që ka lënë pasdore fëmijët dhe gurët i gjuan turma.
Natyrisht, çdo cënim i të drejtave të fëmijës është i dënueshëm. Dhe unë nuk kërkoj as falje as mëshirë për nënën, veç drejtësi. Por nuk është turma e talebanëve më e moralshme, sidomos më e ligjshme! Duke nisur që nga botimi i portretit dhe zbulimi i të dhënave personale ( pra, identifikimi, duke shkelur çdo ligj ) dhe ndërkohë shfaqja seksi e nënës së 3 fëmijëve, për tu dhënë gurë talebanëve, të cilët nuk e kanë kursyer fëliqësinë ndaj një gruaje, që nga etiketimi “kurvë”, “prostitutë” e çfarë kanë si derivate këto fjalë.
E fundit: Kur vritet ndonjë grua, këto OJF – të që jetojnë me gjakun e viktimave e bëjnë ndonjë protestë. Po sot, në rastin e lapidimit masiv, vrasjes publike me gurë “morali”, ku janë?
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



