E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dy gratë kandidate dalin jashtë garës për kreun e Policisë së Shtetit
Lajme

Dy gratë kandidate dalin jashtë garës për kreun e Policisë së Shtetit

Gara për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit ka pësuar ndryshime, pasi dy nga kandidatet që kishin aplikuar për këtë pozicion janë skualifikuar për mosplotësim të kritereve ligjore.

Bëhet fjalë për juristet Ejona Gurbardhi dhe Suela Sulkaj, të cilat kishin paraqitur kandidaturën e tyre për drejtimin e institucionit më të lartë policor në vend. Megjithatë, sipas rregullave në fuqi, një nga kushtet bazë për të kandiduar për këtë post është që aplikanti të jetë pjesë aktive e strukturave të Policisë së Shtetit.

Pavarësisht formimit dhe përvojës profesionale në fushën juridike, të dyja kandidatet nuk rezultonin pjesë e radhëve të policisë, çka ka sjellë automatikisht përjashtimin e tyre nga procesi.

Pas këtij vendimi, në garë mbeten 14 zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit, të cilët synojnë të marrin drejtimin e institucionit pas largimit nga detyra të Ilir Prodës.

Procesi i përzgjedhjes po ndiqet nga një komision i posaçëm, i kryesuar nga zv.ministrja e Brendshme Silva Caka. Në përbërje të këtij komisioni janë gjithashtu edhe drejtori i AMP-së, Eduart Merkaj, si dhe sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Brendshme, Kleida Ngjela.

Ky komision pritet të mblidhet gjatë javës së ardhshme për të vijuar me hapat e radhës në procesin e përzgjedhjes së drejtuesit të ri të Policisë së Shtetit.

Në garë për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit mbeten këta 14 kandidatë:

Afrim Tafa
Alfred Çepe
Arjanit Arapi
Elidon Çela
Gentian Berberi
Gentjan Shehaj
Idajet Faskaj
Lorenc Panganika
Neritan Nallbati
Pëllumb Seferi
Rebani Jaupi
Saimir Boshnjaku
Skënder Hita
Tonin Vocaj

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.