E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dy shqiptarë arratisen në mënyrë spektakolare nga një burg në Greqi
Lajme

Dy shqiptarë arratisen në mënyrë spektakolare nga një burg në Greqi

Dy shqiptarë dhe një gjeorgjian kanë mundur të arratisen ditën e djeshme nga Departamenti i Transferimeve, Komisariati i Petro Ralli ne Greqi.

Siç bëhet e ditur, ata kanë mundur që thyejnë kangjellat e qelisë së paraburgimit, dhe më pas kanë zbritur me çarçaf nga kati i dytë.

Edhe pse alarmi i sigurisë ka rënë menjëherë, dy shqiptarët ia kanë dalë që të arratisen, ndërsa gjeorgjiani është arrestuar në oborrin e komisariatit.

Mediat greke bëjnë me dije se një prej shqiptarëve është i akuzuar për vrasje, ndërsa të dy të tjerët për trafik droge.

Ende nuk dihet identiteti i tyre, ndërsa policia e vendit fqinj është vënë në kërkim të tyre

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.