DY SHQIPTARËT, KOKAT E BANDËS “MAFIOZE” NË ITALI, ÇFARË I TRADHTOI DHE… (EMRAT)
Dy shqiptarë të akuzuar si kokat e bandës se trafikut të drogës në Itali janë arrestuar. Mediat italiane shkruajnë sot se në pranga janë vënë Nik Dauti, i njohur si “Besnik”, shqiptar 38-vjeçar dhe Artur Mahmutaj, 37- vjeç.
Arrestimi i tyre u bë gjatë një operacioni ne Itali finalizuar me sekuestrimin e një sasie prej 75 kg kokainë zbarkuar në portin e Gjenovës dhe që kishte destinacion shpërndarjen më tej nëpër Itali.
Arrestimi i një italiani me emrin Massimo Rocca, 45 vjeç që tashmë është në burg beri edhe zbulimin e bandës. Ai konsiderohet përgjegjës për zbarkimin e drogës në port, ndërkohë që ishte i ndihmuar nga të tjerë persona, pjesë e bandës.
Përgjimet dhe ndjekjet çuan ne zbulimin e gjithë bandës. Koka e tyre cilësohen dy shqiptarët, ndërkohë që koordinues një tjetër person, me emrin Rao. Dy te tjerë, Rocca dhe Piano do të merreshin me transportin
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



