Dy stilistë shqiptarë veshën yjet në ceremoninë e çmimeve “Grammy”!
Pas bujës që bëri me veshjen e Beyonce-s në festën para çmimeve Grammy në LA, Valdrin Sahiti ka veshur një tjetër personazh VIP.
Bëhet fjalë për Blac Chyna, e njohur ndryshe si ish-kunata e Kim Kardashian, e cila ka dhe një fëmijë me Rob Kardashian.
Blac Chyna kishte veshur një krijim fantastik të Valdrinit, që shkëlqente! Fustani i kuq ishte i punuar me temina dhe i çarë në pjesët e këmbëve që ekspozonte tatuazhet e saj!
Ndërsa Lia Stublla ka veshur artistet Lil Kim dhe Faith Evans në ceremoninë që u mbajt para çmimeve “Grammy”. Pupla, temina dhe ngjyrat vishnjë dhe rozë pastel, dominonin në krijimet e saj për dy femrat e famshme në botën e muzikës!
E njohur së tepërmi në Kosovë si dhe për miqësinë me personazhe të njohur shqiptare, Lia ka veshur mjaft të famshëm nga partnerja e super futbollistit Cristiano Ronaldo, Georgina Rodriguez, te Elvana Gjata, Dafina Zeqiri, Aurela Gaçe, Elita Rudi etj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



