Dy të rinjtë vajtën për të mbledhur qershi, por u shuan në aksident në Greqi
Zbardhen detaje të tjera tronditëse lidhur me ngjarjen e rëndë në Greqi, ku humbën jetën pesë shqiptarë. Ndër to, dy prej viktimave ishin të rinj dhe pjesëtarë të një familjeje. Ergin Peposhi, 19 vjeç dhe Ardit Peposhi, vetëm 16 vjeç, ishin pasagjerë në makinën që u përplas me një kamion.
Mësohet se ata kishin udhëtuar në Greqi si punonjës sezonalë për të siguruar më shumë të ardhura. Qëllimi i tyre ishte të mblidhnin qershi në zonën e Greqisë ku ndodhën për të siguruar jetesën e tyre, por fatkeqësisht aksidenti tragjik iu mori jetën.
Ngjarja e rëndë ndodhi kur makina, në të cilën udhëtonin pesë persona, ka hyrë në korsinë e gabuar dhe është përplasur kokë më kokë me një kamion. Për arsye ende të paqarta, mjeti ka humbur kontrollin, duke shkaktuar një tragjedi të dhimbshme për familjen dhe shoqërinë shqiptare.
e aksidentit dhe për të marrë masat e duhura për të parandaluar ngjarje të ngjashme në të ardhmen.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



