Dy vetëvrasje në Tiranë dhe Kavajë, mes tyre një shtetas belg
Dy ngjarje të rënda janë shënuar gjatë orëve të fundit në Tiranë dhe Kavajë, ku dy persona kanë humbur jetën pas rënies nga lartësia.
Rasti i parë është regjistruar në zonën e Alliasit, në Tiranë, në orët e para të mëngjesit. Sipas të dhënave paraprake, një 36-vjeçar dyshohet se është hedhur nga kati i pestë i një pallati. Për shkak të plagëve të marra, ai ka ndërruar jetë.
Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar në Golem të Kavajës. Një 48-vjeçar, shtetas belg, dyshohet se është hedhur nga kati i tretë i një hoteli, duke humbur jetën si pasojë e rënies.
Në të dyja rastet, autoritetet kanë nisur verifikimet për të përcaktuar me saktësi rrethanat dhe dinamikën e ngjarjeve.
Grupet hetimore po vijojnë punën për mbledhjen e provave dhe dokumentimin e plotë të rasteve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



