E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dyshimet e policisë së Durrësit : Luljeta Preza mund të jetë vrarë në vend tjetër
Lajme

Dyshimet e policisë së Durrësit : Luljeta Preza mund të jetë vrarë në vend tjetër

Një ngjarje  e rëndë tronditi qytetin e Durrësit sot, kur trupi i Luljeta Prezës, një 32-vjeçare e njohur  si punonjëse seksi, u gjet i vrarë poshtë urës së “Dajlanit”. Policia njoftoi se e reja ka pësuar dëmtime të shumta në trup, dhe dyshohet se është vrarë me thikë.

Ndërkohë, mediat raportojnë për disa skenarë të mundshëm rreth kësaj  ngjarjeje të trishtuar. Një pistë është se Preza mund të ketë jetë vrarë në një vend tjetër dhe më pas transportuar poshtë urës së “Dajlanit”. Policisë ka dyshime se ajo mund të ketë qenë viktimë e disa persona që e shfrytëzonin, ose e  një sherr që mund të ketë ndodhur ndërmjet vajzave që ushtrojnë prostitucionin te ky vend.

Gjatë hetimit, autoritetet kanë shoqëruar 17 persona për pyetje, ku shumica prej tyre janë vajza. Luljeta Preza ka qenë e njohur për policinë dhe është shoqëruar më parë për veprën penale të prostitucionit.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.