E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dyshohet për akte terroriste, ndalohet në Rinas predikuesi fetar
Lajme

Dyshohet për akte terroriste, ndalohet në Rinas predikuesi fetar

Predikuesi i njohur islam, Imran Hosein, është ndaluar sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit pas mbërritjes së tij nga Trinidadi, në Amerikën e Jugut.

Mësohet se autoritetet shqiptare të sigurisë kanë marrë informacion që e lidh atë me aktivitete të dyshuara me prirje terroriste, gjë që ka çuar në refuzimin e hyrjes së tij në territorin e vendit.

Hosein, i njohur për qëndrimet e tij fetare dhe komentet shpesh të interpretuara si radikale mbi çështjet globale, kishte parashikuar të mbante një sërë takimesh dhe ligjëratash me karakter fetar gjatë vizitës së planifikuar në Shqipëri.

Pas kontrollit të dokumentacionit dhe verifikimeve të bëra nga strukturat e sigurisë, është marrë vendimi që ai të mos lejohet të hyjë në vend. Aktualisht, ai qëndron në zonën tranzitore të aeroportit në pritje të përfundimit të procedurave për kthimin e tij në vendin e origjinës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.