E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dyshohet se luftoi me ISIS në Siri, ekstradohet drejt Shqipërisë xhihadisti
Lajme

Dyshohet se luftoi me ISIS në Siri, ekstradohet drejt Shqipërisë xhihadisti

 

Një shqiptar është esktraduar nga shteti Italian drejt vendit tonë për lidhje të ngushta me terrorizmin. Siç raportojnë mediat italiane, 28 vjeçari nga Shqipëria dyshohej si një xhihadist i infiltruar brenda shtetit fqinj.

Autoritetet në Itali pas një hetimi të gjatë arritën të zbulonin se shtetasi shqiptar ende i paidentifikuar kishte marrë pjesë në luftën e xhihadistëve në Siri-Irak, në radhët e organizatave terroriste të Jabhat al-Nusra më parë, dhe pastaj të Shtetit Islamik ISIS.

Mësohet se ai kishte mbërritur në provincën e Ravenës së bashku me gruan e tij bashkëatdhetare shtatzënë, e cila ishte pajisur me dokumenta të rregullta italiane.

Mendohet se shqiptari kishte planifikuar të përdorte fëmijën për të marrë letra të rregullta qëndrimi pas lindjes së fëmijës. Pas një seancë dëgjimore përpara gjykatës, i riu nis drejt Shqipërisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.