Dyshohet se u shpërtheu granata, plagosen 2 persona në Përmet
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Grabovë të Përmetit, ku dy persona kanë rënë në kontakt me një lëndë plasëse, duke mbetur të gjymtuar.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, ndërsa sipas të dhënave paraprake, shtetasi Ervis Bregu, së bashku me një person tjetër, dyshohet se kanë prekur një mjet shpërthyes.
Si pasojë e shpërthimit, Ervis Bregu ka pësuar dëmtime shumë të rënda, duke mbetur i gjymtuar. Ai është transportuar fillimisht me urgjencë drejt Spitalit të Gjirokastrës në gjendje të rëndë, ndërsa më pas është nisur me helikopter drejt Tiranës për trajtim të specializuar.
Ndërkohë, personi tjetër ka marrë dëmtime në pjesën e poshtme të dorës.
Rrethanat e kësaj ngjarjeje mbeten ende të paqarta, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



